Besëlidhja-Tirana, kryendeshja e javës së dytë të kampionatit

Basketboll

Besëlidhja-Tirana, kryendeshja e javës së dytë të kampionatit

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 15:04
Pamje nga ndeshja

Nga e shtuna deri të hënën kampionatet kombëtare të basketbollit për femra dhe meshkuj do të zhvillojnë sfidat e javës së dytë.

Në radhët e vajzave, java e dytë do të hapet të shtunën me takimin Partizani-Vllaznia, në orën 12:00 në “Asllan Rusi”, ndërsa të dielën në Vlorë do të luhet takimi Flamurtari-Tirana (ora 15:00).

Duke kaluar te kampionati i djemve, java e dytë do të startojë të shtunën me sfidën Partizan-Skënderbeu në orën 14:00 në “Asllan Rusi”.

Më tej të dielën do të luhen katër takime, me kryendeshjen e javës që do të jetë pa diskutim përballje mes Besëlidhjes dhe Tiranës në orën 18:00 në “Asllan Rusi”.

Sfida e tjera të ditës do të jenë Pogradeci-Kamza (12:00), FlamurtariTeuta (13:00) dhe Fieri-Elbasani (18:00).

Java do të kompletohet të hënën me takimin Apolonia-Vllaznia (18:00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat