Sezoni i ri në NBA 2025-2026 është në prag

Basketboll

Sezoni i ri në NBA 2025-2026 është në prag

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 11:28
Luka Donçiq

Sezoni i ri në NBA 2025-2026 është në prag dhe një ndër skuadrat pretendente është ajo e Lakers. Ylli i këtij klubi, slloveni Luka Donçiq, ka folur për pritshmëritë e tij në këtë sezon të ri.

Ai erdhi në mesin e sezonit të kaluar dhe tani ka mundësinë të ndihmojë skuadrën që nga fillimi. “Jam në formë, pasi kam kryer përgatitje me kombëtaren time në Botëror”, tha Donçiq.

“Sezoni është i gjatë, ndaj duhet të menaxhojmë forcat”, tha Donçiq, që foli edhe për mungesën e LeBron James. “Është një lojtar i madh, që na ndihmon shumë me mentalitetin e tij fitues”, tha Donçiq.

“Shpresojmë që të jemi në formë përgjatë gjithë sezonit dhe të shkojmë deri në fund. E dimë se në NBA nuk ka ndeshje të lehta, ndaj duhet maksimumi gjithnjë për të fituar”, deklaroi slloveni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat