Rigas Zelli është rival i Pejës në ndeshjen e Kupës Evropiane në basketboll.
Pejanët janë të përgatitur dhe synojnë fitore në këtë përballje që luhet sonte në kryeqytetin e Kosovës.
“Natë europiane!
“GO+ Peja sot debuton në garën prestigjioze Europiane, ENBL, ku do të përballemi me skuadrën nga Letonia🇻, Rigas Zelli - me fillim në orën 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Biletat do të shiten në Pejë, në FanShop zyrtar të klubit deri në orën 15:00 - kurse ata që nuk kanë mundësi t'i blejnë në Pejë, mund t'i gjejnë edhe para hyrjes së palestrës në kryeqytet, 45 minuta para fillimit të takimit.
Skuadra ka zhvilluar stërvitje intensive dhe është e gatshme për debutimin në këtë garë, me synim për të vazhduar formën e mirë të fillim sezonit.
Shendrit Llapi mungon në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, me të gjithë basketbollistët tjerë të gatshëm për lojë dhe në dispozicion të trajnerit Greg Gibson”, njofton KB Peja.