Fitorja e parë për kampionët! Vëllaznimi assesi të këndellet 

Basketboll

Fitorja e parë për kampionët! Vëllaznimi assesi të këndellet 

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 21:27
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka shënuar fitoren e parë këtë edicion.

Kampionët fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 85:105 (20:35, 22:26, 16:21, 27:23), në javën e dytë të ProCredit Superligës në basketboll, sfidë që u zhvillua në Mitrovicë.

Mitrovicasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, për të shënuar fitore të merituar. ‘Xehetarët’ fituan çerekun e parë bindshëm, 20:35, derisa për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë 22:26, dhe atë të tretë 16:21.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndryshim të madh dhe Trepça fitoi 85:105.

Marques Ëarrick u dallua te Vëllaznimi me 19 pikë, ndërsa te Trepça pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, ku u dalluan Batin Tuna me 24 pikë, dhjetë pikë e gjashtë asistime dhe Mustapha Amzil me 22 pikë e shtatë kërcime.

Kjo ishte fitorja e parë për Trepçën, derisa humbja e dytë për skuadrën kuqezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat