Bashkimi pa fat

Basketboll

Bashkimi pa fat

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 22:14
Pamje nga ndeshja

Portokallezinjtë humbasin vetëm pas vazhdimeve në ndeshjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup në basketboll!

Bashkimi nga Prizreni ka zhvilluar një lojë shumë të fortë ndaj skuadrës së njohur franceze, Dijon, por prizrenasit pësuan vetëm pas vazhdimeve.

Ndeshja që solli shumë emocione përfundoi 74:83, derisa koha e rregullt kishte përfunduar 68:68.

Atmosfera në Prizren ishte fantastike, derisa vendasit pësuan humbjen e tretë nga tri ndeshje, kurse francezët shënuan fitoren e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat