Peja 03 për fitore para publikut vendas në EuroCup Women

Basketboll

Peja 03 për fitore para publikut vendas në EuroCup Women

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 16:55
Pejës 03

Sonte skuadra e Pejës 03 do të zbresë në parket për një tjetër sfidë të rëndësishme në kuadër të EuroCup Women, ku do të përballet me ekipin lituanez Kibirkstis-TOKS.

Ndeshja zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, me fillim nga ora 19:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport 4.

Në takimin e parë mes Kibirkstis‑TOKS dhe Peja 03 në kuadër të EuroCup Women, Kibirkstis-TOKS mori fitoren me rezultat 85-69.

Pejaneve do t’u duhet të tregojnë maksimumin përballë një kundërshtari të fortë, teksa e synojnë fitoren e dytë në grup dhe të parën para publikut të vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat