Reali fiton derbin

Basketboll

Reali fiton derbin

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 12:20
Pamje nga ndeshja

Real Madrid ka fituar klasiken e parë të sezonit përballë Barcelonës me rezultatin 92-101.

Ndeshja nisi me një ceremoni të shkurtër për Alex Abrines, ish-lojtar i Barcelonës që u tërhoq nga sporti verën e kaluar. Më tej menjëherë Reali i Madridit tregoi dominimin e tij me lojën e shpejtë dhe sidomos me trepikëshat e Lyles.

Avantazhi që krijuan madrilenët ishte që në fillim me dy shifra dhe do të vazhdonte për pjesën më të madhe të ndeshjes.

\Në periodën e dytë, Barcelona reagon por edhe nis të ngarkohet me faulla qe do ti kushtojnë më tej.

Në përfundim të pjesës së parë, Reali kishte një saktësi prej 69% për tri pikë dhe shënoi 58 pikë, një ecuri kjo shumë e mirë duke llogaritur kundërshtarin që kishte përballë. Perioda e tretë nisi menjëherë me koshat e Lyles që në fund do ta mbyllë si shënuesi më i mirë i ndeshjes me 29 pikë.

Por Real Madridi funksionon si ansambël me Hezonja, Kampaco etj të cilët e çojnë diferencën deri në 16 pikë. Në një moment të mirë të katalansve kur diferenca ulet deri në 8 pikë,

Satoranski shkakton një faull të diskutueshëm dhe për shkak të protestave organizatori çek merr dhe faull teknik duke lënë fushën e lojës.

Në periodën e katërt disa herë diferenca arrinte në 15 ose 18 pikë dhe Barcelona e ulte deri në 10 pikë, por pa ju afruar barazimit.

Në fund nuk ka më shpresë për vendasit, ky ishte ndoshta Reali më i mirë jo vetëm i këtij sezoni por ndër vite. Me këtë fitore, Reali ngjitet në vend të 6-të ndërsa Barcelona zbret në vend të 9-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat