Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje

Basketboll

Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 11:16
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Lakers fitoi 121-111 ndaj Charlotte jashtë fushe, duke korrur suksesin e 8-të sezonal.

Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Doncic me 38 pikë e Reaves me 24 pikë.

Detroit vijon të kryesojë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur 137-135 Washington pas kohës shtesë. Cade Cunningham ishte lider për Pistins, autor i një “triple double”, me 46 pikë 12 rebound e 11 asist.

Edhe Miami fitoi pas kohës shtesë, 140-138 ndaj Cleveland, ndeshje Norman Powell realizoi 33 pikë për skuadrën nga Florida.

Fitore të lehtë korri Phoenix, që mundi 121-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Grayson Allen me 42 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Lakers, 111-121

Detroit – Washington, 137-135

Orlando – Portland, 115-112

Miami – Cleveland, 140-138

Chicago – San Antonio, 117-121

Dallas – Milwaukee, 114-116

Phoenix – New Orleans, 121-98

Utah Jazz – Minnesota, 113-120

Clippers – Atlanta, 102-105

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat