Gati ndodhi çudia në Gjermani – Trepça frikësoi rivalin!

Basketboll

Gati ndodhi çudia në Gjermani – Trepça frikësoi rivalin!

Nga: K.Goca Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 20:30
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës, Trepça e Mitrovicës, pësoi humbje me rezultat 80:70 (25:13, 14:16, 30:17, 11:24) nga ekipi gjerman Basketball Braunschweig, në kuadër të grupit F të Europe Cup në basketboll. 

Në dy çerekët e parë Trepça u mbajt mirë por jo edhe në të tretin, por në të katërtin gati ndodhi mrekullia apo çudia.

Në minutën e 26-të rezultati ishte 60:34 dhe 69:46 (30’) për Basketball Braunschweig.

Image

Trepça pati seri të jashtëzakonshme, 0:18 në minutën e 7 të çereku i katërt përkatësisht në minutën e 37-të, ku rezultati ngushtohet në 70:64.

Në vazhdim gjermanët nuk lejuan ndonjë befasi, duke e fituar sfidën me rezultat 80:70  

Te ekipi gjerman Grant Sherfield është më efikasi me 17 pikë dhe te mitrovicasit Mustapha Amzil me 18 pikë, Drilon Hajrizi 15, Dardan Kapiti 13 sosh etj.

Trepça pësoi humbjen e pestë rresht dhe renditet në fund me 5 pikë e Basketball Braunschweig kryeson me 9 pikë në grupin F. 

Është interesant se ekipi gjerman në Bundesliga nga shtatë ka dy fitore e pesë humbje duke u renditur në vend të 15-të me 4 pikë, por mitrovicasit sonte ishte shumë i fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat