Oklahoma ka treguar edhe një herë forcën e saj në NBA, duke mundur 121-92 Lakers, një përballje mes dy ekipesh pretendente. Një tjetër ndeshje e mirë për Shai, autor i 30 pikëve.
Fitore të rëndësishme korri edhe Golden State, që mposhti 125-120 San Antonio jashtë fushe (Stephen Curry 46 pikë).
Në Konferencën e Lindjes dominon ekipi i Detroit, që mposhti 124-113 Chicago në duelin e kreut. Dyshja Reed-Robinson realizoi 51 pikë për Pistons.
Surprizon skuadra e Charlotte, që falë një loje të mirë kolektive triumfoi 111-100 ndaj Milwaukee. Ndërsa Cleveland mundi 130-116 Miami, ku u dallua Allen me 30 pikë.
Pa probleme fiton jashtë fushe skuadra e Denver, që mundi 130-116 Clippers. Protagonist për miqtë ishte Nikola Jokic me 55 pikë e 12 rebound. Fiton edhe ekipi i Pheonix, që mundi 123-114 Dallas, sfidë ku Devin Booker realizoi 26 pikë. Rikthehet te suksesi Boston, që falë 24 pikëve të Pitchard mundi 131-95 Memphis.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Milwaukee, 111-100
Detroit – Chicago, 124-113
New York – Orlando, 107-124
Boston – Memphis, 131-95
Miami – Cleveland, 116-130
Houston – Washington, 135-112
New Orleans – Portland, 117-125
San Antonio – Golden State, 120-125
Dallas – Phoenix, 114-123
Oklahoma – Lakers, 121-92
Sacramento – Atlanta, 100-133
Clippers – Denver, 116-130