Kurshumlija në sfidën e rëndësishme të FIBA Europe Cup

Basketboll

Kurshumlija në sfidën e rëndësishme të FIBA Europe Cup

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 14:30
Faton Kurshumlija

Kurshumlija në sfidën e rëndësishme të FIBA Europe Cup!

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Faton Kurshumlija do të jetë Komesar në ndeshjen e grupeve të FIBA Europe Cup ndërmjet KK Pelister vs Keravnos BC.

Takimi do të zhvillohet në Maqedoninë Veriore nga ora 19:00, ku zhvillohet sfida e fundit në grupe të kësaj gare shumë të rëndësishme evropiane.

Kurshumlija ka qenë komesar në shumë ndeshje evropiane, duke përfshirë përballje të rëndësishme në grupet e Ligës së Kampionëve, FIBA Europe Cup te meshkujt dhe femrat, si dhe ndeshje të kombëtareve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat