KB Bora 'mërdhinë' Sigal Prishtinën në Mitrovicë

Basketboll

KB Bora 'mërdhinë' Sigal Prishtinën në Mitrovicë

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 22:04
Bora

Ekipi Bora ka fituar derbin kryeqytetas ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 88:78 në javën e nëntë të ProCredit Superligës në basketboll.

Bora "mërdhinë" me rezultat  Sigal Prishtinën në Mitrovicë

Në një sfidë me shumë emocione në Mitrovicë, Bora arriti të shënojë fitore shumë të vlefshme, duke vazhduar me rezultate pozitive, derisa e kundërta për bardhekaltrit që nuk po kalojnë në formë shumë të mirë.

Në pjesë e parë, Bora ishte më e mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 43:30. Basketbollistët e Borës ruajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 60:50, derisa në fund fituan 88:78.

Bora ka tri fitore e pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina katër fitore e pesë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat