Sigal Prishtina deklason ekipin çek

Basketboll

Sigal Prishtina deklason ekipin çek

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 21:15
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ia shkaktoi humbjen e parë BC Opavën në Ligën ENBL.

Bardhekaltrit fituan 102:75, në një sfidë ku ishin më të mirë nga periudha e dytë, deri në fund.

Kryeqytetasit u rikthyen te fitorja pas dy humbjeve, derisa tani kanë katër fitore.

Skuadra mysafire numëron katër fitore e një humbje.

Pesë basketbollistë te Sigal Prishtina shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Deondre Burns e përfundoi ndeshjen me 27 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat