Fitorja e dytë për Besëlidhjen

Basketboll

Fitorja e dytë për Besëlidhjen

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 20:34
Rezultati

Besëlidhja ka shënuar fitoren e dytë në Ligën Unike.

Besëlidhja njëkohësisht ia shkaktoi humbjen e dytë Teutës së Durrësit me rezultat 100:89.

Çereku i parë i takoi durrsakëve 20:25, por më pas u rikthyen vendasit që ishin më të mirë në periudhën e dytë 21:13 dhe periodën e tretë 28:21.

Derisa dhjetë minutat e fundit ishin më të baraspeshuar 31:30, ku Besëlidhja në fund fitoi 100:89.

Julian Hamati kishte 17 pikë e 12 kërcime te Besëlidhja, derisa te Teuta u dallua Jamal Wright me 29 pikë e tri kërcime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat