Sigal Prishtina ngadhënjeu në frymën e fundit

Basketboll

Sigal Prishtina ngadhënjeu në frymën e fundit

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 21:00
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina shënoi pesë pikë në fund për fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me rezultat 75:73 (15:17, 24:21, 14:20, 22:15), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës në basketboll.

Ndeshja në kryeqytet ishte mjaft interesante, ku çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 15:17, derisa edhe periudha e dytë ishte ngjashme, 24:21, duke shkuar në pushim 39:38.

Lojë shumë interesante ishte në pjesën e dytë, veçanërisht në sekondat e fundit.

Mysafirët po fitonin 70:73, por më pas Bailey shënon tre pikë dhe Burns dy, për 75:73.

Deondre Burns e përfundoi ndeshjen me 19 pikë e pesë asistime, ndërsa Adrio Bailey kishte 22 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Julian Roche kishte 17 pikë e pesë kërcime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat