Bashkimi në presionin e Prishtinës

Basketboll

Bashkimi në presionin e Prishtinës

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 13:48
Pamje nga ndeshja

ProCredit Superliga është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje.

Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, ku fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit.

Takimi i parë i xhiros së 11-të është mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ish-kampioni dhe kampioni përballen në një sfidë interesante në Therandë. Verdhezinjtë kanë tri fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e tri humbje.

Bora-Vëllaznimi është tjetër përballje e së shtunës, ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Prishtinasit numërojnë katër fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tri fitore e shtatë humbje.

Të dielën ndeshen skuadrat me traditë Sigal Prishtina dhe Bashkimi, në një takim që pritet të jetë emocionues. Prishtinasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit pas shtatë fitoreve radhazi pësuan tri humbje radhazi.

Java e 11-të mbyllet me ndeshjen Rahoveci 029 - GO+ Peja. ‘Vreshtarët’ kanë katër fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët shtatë fitore e tri humbje.

ProCredit Superliga-Java 11
E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli - Trepça

19:30 Bora - Vëllaznimi

E diel
19:00 Sigal Prishtina - Bashkimi

19:30 Rahoveci 029 - GO+ Peja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat