Memphis triumfon në Minnesota

Basketboll

Memphis triumfon në Minnesota

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 11:20
Pamje nga ndeshja

Ndeshjet e NBA-së janë rikthyer sot pas finales së NBA CUP fituar nga New York.

Skuadra e Chicago fitoi 127-111 ndaj Cleveland, një ndeshje e komanduar nga Bulls, në vendin e 10-të në Konferencën e Lindjes.

Tri lojtarë të Chicago realizuan mbi 20 pikë, ku u dallua Josh Giddey me një “triple double” (23 pikë, 11 rebound, 11 asist).

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Memphis, që triumfoi 116-110 në fushën e Minnesota.

44 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit për Memphis (Jaren Jackson me 28 pikë më i miri), që ngjitet në zonën play off në Perëndim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat