Basketbollistja e Prishtinës, Agnesa Rrahmani, njëherësh reprezentuese e Kosovës, është krenare për dy çmime të vitit.
Çmimin e Publikut dhe përfshirja në Top 5 basketbollistet me të mira, janë një motiv shtesë për Agnesën që ka synime të mëdha në vitin 2026.
“Vitin 2025 po e përmbylli me dy çmime shumë domethënëse për mua: Çmimin e Publikut dhe përfshirjen në Top 5 basketbollistet në Kosovë.
Janë vlerësime që i shoh si shpërblim të një pune të gjatë, me shumë sakrifica dhe përkushtim ndër vite.
Një falënderim i veçantë për Federatën për vlerësimin dhe besimin, familjen time për mbështetjen e pakushtëzuar dhe të gjithë juve që më keni përkrahur në çdo hap të këtij rrugëtimi.
Pa ju, kjo arritje nuk do të ishte e mundur.Mirënjohëse për gjithçka dhe e motivuar për të vazhduar edhe më e fortë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Rrahmani në profilin e saj në facebook.