Thomas largohet nga Golden Eagle Ylli

Basketboll

Thomas largohet nga Golden Eagle Ylli

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 15:58
Basketbollisti Larry Thomas

Basketbollisti Larry Thomas ka ndarë rrugët me klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli.

Lajmi konfirmohet në profilin zyrtar të klubit.

“Faleminderit Larry Thomas.

Me marrëveshje të dyanshme kemi vendosur të shkëpusim bashkëpunimin me lojtarin Larry Thomas.

E falënderojmë për kontributin dhe i urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës”, njofton klubi nga Theranda.

Golden Eagle Ylli ka pasur një vjeshtë të zbehtë, aktualisht renditet në vendin e 7-të me 17 pikë nga 13 ndeshje të luajtura në elitën e basketbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat