U mbajt FIBA SCOD Klinika me gjyqtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, me pjesëmarrje nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së .
Klinika mes-sezonale kishte për qëllim avancimin profesional dhe përgatitjen për edicionin e ri të basketbollit .
Klinika u udhëhoq nga Faton Kurshumlija, FIBA Instruktor Nacional , ndërsa ligjërues ishin edhe Sinisa Herceg, FIBA Referee Instructor, si dhe Dubravka Martinoviq, Psikologe Sportive – Performancë .
Në pjesën përmbyllëse u mbajt një punëtori e përbashkët mes gjyqtarëve dhe trajnerëve të ProCredit Superligës dhe Superligës së Femrave .
Para përfundimit, gjyqtarët iu nënshtruan edhe testit online për rregullat e basketbollit .
Kjo klinikë ishte shumë e mirëseardhur për gjyqtarët vendorë para fillimit të sezonit të ri, i cili nis në mesjavë me ndeshjet e Kupës.