Sigal Prishtina rikthen Sinanin dhe Ismajlin

Basketboll

Sigal Prishtina rikthen Sinanin dhe Ismajlin

Nga: K.G. Më: 6 janar 2026 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Sigal Prishtina ka rikthyer basketbollistët Arbër Sinani e Joni Ismajli.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi më i trofeshëm në vendin tonë.

“Arbër Sinani - basketbollisti prishtinas rikthehet në shtëpi pas 5 vitesh dhe sonte do të paraqitet në ENBL, ndërsa debutimin në Kosovë do ta bëjë pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Joni ismajli - pas gjysmësezonit të parë në huazim, basketbollisti ynë rikthehet në shtëpi.

Sonte paraqitet në ENBL, ndërsa debutimin në Kosovë do ta bëjë pas hapjes së afatit kalimtar dimëror”, njofton KB SIgal Prishtina.

Pas javës së 13-të në Kampionatin e Kosovës, Prishtina renditet në vend të katërt me 20 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat