Klubi i basketbollit Bora shënoi fitore ndaj KB Rahoveci 029 me rezultat të ngushtë në fundin e ndeshjes 79:74 (19:21, 30:16, 16:25, 14:12).
Është një fitore e madhe e KB Bora në kuadër të Kampionatit të Kosovës.
Te Bora u dalluan T. Cheese (26 pikë) dhe A. Hunter (20 pikë, 8 asistime), ndërsa te Rahoveci 029 më efikasi ishte J. Johnson (31 pikë), i ndjekur nga F. Rugova (12 pikë).
Bora u mbështet edhe në kontributin e bankës me 33 pikë, ndërsa Rahoveci 029 realizoi 20 pikë nga banka.