Dy të arrestuar për skandalin në ndeshjen sportive në Kosovë

Basketboll

Dy të arrestuar për skandalin në ndeshjen sportive në Kosovë

Nga: K. G. Më: 15 janar 2026 Në ora: 14:22
Pamje kur bie në tokë trajneri

Mbrëmë ndodhi turpi i madh në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ndihmëstrajneri i Bashkimit të Prizrenit, Bledar Gjeçaj, u godit me shishe në kokë nga një huligan.

Sipas Federatës së basketbollit të Kosovës, më këtë rast janë arrestuar dy persona.  

“Federata e Basketbollit e Kosovës posedon pamjet filmike të incidentit, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar për tentim sulmi.

Personi që ka hedhur shishen është identifikuar dhe priten veprime të mëtejme ligjore ndaj tij”, thuhet nga FBK.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve në basketbollin tonë, pasi që më parë basketbollisti Dardan Berisha është goditur me shkrepës në kokë në Prizren nga një huligan.

Brenda pak ditëve, dy skandale në basketbollin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat