Reali shkatërron Barcelonën

Basketboll

Reali shkatërron Barcelonën

Më: 17 janar 2026 Në ora: 11:43
Reali

Real Madrid arrin të fitoje El Clasico përballë Barcelonës me rezultatin 80-61 në një ndeshje të dominuar që nga minuta e parë deri tek e fundit. Në një takim ku mungoi faktori kryesor në një derbi, lufta sportive, Reali përfitoi dhe bëri një ndër ndeshjet më të mira të këtij sezoni.

Në minutat e para madrilenët u shkëputën falë një apatie të katalanasve teksa shënuan vetëm 2 pikë në 5 minutat e para.

Edhe pse tentuan të futeshin në lojë me ndërrimet e Xavi Pascual, Barcelona sërish tregonte brishtësi.

Perioda e parë mbyllet 21-14, ndërsa e dyta 22-17. Në pushim të ndeshjes Xavi Pascual thotë se Barcelona duhet të ndryshojë gjithçka në pjesën e dytë, ndërsa Sergio Scariolo i Real Madridit deklaroi se planin për të bllokuar lojtarin më të mirë të Barcelonës, Kevin Punter, e realizuan me sukses.

Në fillim të periodës së dytë, Barcelona jep shenja jete dhe e ul diferencën në 5 pikë, 45-40. Më tej nis vrulli madrilen dhe anajsjelltas gabimet e njëpasnjëshme të Barcelonës si dhe gjuajtje të humbura në nervozizëm e sipër. Shumë lojë individuale që mbrotja në grup e Real Madridit arrinte ta thyente.

Në fund të periodës së tretë një trepikësh i Hezonjës e çon në 15 pikë avantazhin dhe duket se nuk ka më kthim pas. Në fakt në periodën e katërt ka vetëm administrim dhe një uri e Usman Garuba për të shënuar e si rrjedhojë për Real Madridin avantazhi arrin deri në 21 pikë diferencë maksimalisht dhe Barcelona e pranon kapitullimin.

Me këtë fitore Real Madridi ngjitet në vend të 5-të, ndërsa Barcelona zbret në vend të 6-të pas 22 javësh në Euroligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat