Pjesa e dytë vendimtare në fitoren e Bashkimit! Lejson Zeqiri – më efikasi 

Basketboll

Pjesa e dytë vendimtare në fitoren e Bashkimit! Lejson Zeqiri – më efikasi 

Më: 18 janar 2026 Në ora: 22:30

Klubi i basketbollit Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahovecit 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës. 

Përballja e zhvilluar në Prizren në pjesën e parë ishte e baraspeshuar me çerekun e parë që përfundoi 19:19, derisa mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 18:22.

Megjithatë, prizrenasit u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të shënuar fitore me 20 pikë dallim, 90:70. 

Lejson Zeqiri ishte më i miri te vendasit me 21 pikë e gjashtë kërcime, kurse te ‘Vreshtarët’, Bardh Rexha kishte 20 pikë e katër kërcime.

Bashkimi është në vendin e dytë me 11 fitore e pesë humbje, kurse Rahoveci 029 ka pesë e 11 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat