Klubi i basketbollit GO+ Peja ka zhvilluar ndeshjet e radhës në Ligën ENBL.
GO+ Peja kishte një takim të vështirë dhe pësoi nga Iraklis me rezultat 122:80 (31:20, 26:24, 32:20, 33:16).
Skyler Flatten kishte 23 pikë e katër kërcime te skuadra verdhezi, kurse Cesare Edwards e mbylli ndeshjen me 14 pikë e tetë kërcime.
Iraklis ka gjashtë fitore e një humbje, kurse GO+ Peja një fitore e pesë humbje.