Kryendeshja do të luhet në palestrën e sportit “ Minatori” në Mitrovicë mes Trepçës dhe Bashkimit.
Kampioni në fuqi dhe lideri kërkon fitore ndaj Bashkimit që po kalon formë të mirë.
Pas javës së 16-të Trepça kryeson më 29 pikë, dy më shumë se Bashkimi.
Edhe tri ndeshje tjetra të javës së 17-të të elitës së basketbollit, pritet me interesim nga dashamirët e kësaj loje.
E shtunë
Rahoveci 029 - Sigal Prishtina 17.00
Bora - GO+Peja 19.30
E diel
Trepça - Bashkimi 17.00
Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi 19.30