Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda është përforcuar për në vazhdim të kampionatit.
Klubi nga Theranda e ka prezantuar basketbollistin Josh Gray.
“Ditë e re, transfer i ri!
Josh Gray është lojtari i radhës që i bashkohet ekipit”, njofton Ylli.