Liga e NBA gjobit me 600.000 $ Jazz dhe Pacers!

Basketboll

Liga e NBA gjobit me 600.000 $ Jazz dhe Pacers!

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 11:43
Pamje nga ndeshja

Utah Jazz dhe Indiana Pacers janë gjobitur nga liga e NBA pasi akuzohen se kanë ulur në stol pa arsye yjet e tyre në takime të caktuara gjatë muajit shkurt.

Utah akuzohet se ka “kursyer” Lauri Markkanen che Jaren Jackson Jr. duke i ulur në stol gjatë periodës së katërt në takimet e datës 7 dhe 9 shkurt përballë skuadrës së Orlando-s dhe Miami-t.

Në njoftimin e ligës së NBA thuhet se dy lojtarët “kanë qëndruar në stol edhe pse ishin fizikisht të gatshëm për të luajtur pjesën e fundit të ndeshjeve, rezultati i të cilave ishte ende në dyshim”. Për këtë shkelje Utah është gjobitur me një gjobë prej 500.000 mijë dollarësh.

Sa i përket Indiana-s liga e akuzon se nuk ka aktivizuar tri lojtarë (Pascal Siakam dhe dy titullarë të tjerë) në ndeshjen e tre shkurtit kundër Utah-s.

NBA ka gjobitur me 100.000 mijë dollarë skuadrën e Indianapolis pasi tri lojtarët në fjalë edhe “nëse nuk mund të zbrisnin rregullisht në parket ishin të aftë fizikisht që të aktivizoheshin për disa minuta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat