Klubi i basketbollit GO+ Peja ka kompletuar Shtabin Teknik.
Gyltekin Selimi do të jetë ndihmëstrajner i Damir Milaçiçit.
Peja ka synime të mëdha në vazhdim të kampionatit, kërkon titullin e kampionit.
“GO+ Peja njofton se trajneri i mirënjohur shqiptar, Gyltekin Selimi, ka marrë detyrën e zëvendëstrajnerit në skuadrën tonë për pjesën e mbetur të sezonit.
Selimi do të jetë ndihmë e madhe në krah të trajnerit Damir Milaçiç, në synimin për të përmbushur objektivat tona këtë edicion”, njofton KB Peja.