Lideri i Superligës së Kosovës, Trepça e Mitrovicës, është favorit i madh në përballje me Rahovecin 029.
Përballja mes këtyre rivalëve do të luhet nesër në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Trepça kryeson me 35 pikë pas javës së 19-të, ndërsa Rahoveci 029 është në fund të tabelës me 25 pikë.
“Nesër zhvillojmë ndeshjen e radhës kampionale ndaj Rahovecit.
Ndeshja luhet në palestrën “Minatori” me fillim nga ora 19:30.
Është një përballje e rëndësishme për ne para finales së Kupës që do të zhvillohet në Rahovec.
Biletat dalin në shitje nga ora 12:00 në Fan Shopin tonë zyrtar.
Ju presim këtu për ta testuar zërin për finalen e madhe”, shkruan në faqen e KB Trepçës.