Marre e madhe në Kosovë, tifozi godet gjyqtarin

Basketboll

Marre e madhe në Kosovë, tifozi godet gjyqtarin

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 19:22
Pamje nga incidenti

Tifozi sulmon gjyqtarin në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina, ndeshja ndërpritet!

Një incident i pahijshëm ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit midis Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Një tifoz hyri në parket dhe sulmoi gjyqtarin, ndërhyrja e menjëhershme e policisë rezultoi me arrestimin e tij.

Ndeshja u ndërpre vetëm 1 minutë e 26 sekonda para fundit, kur Vëllaznimi po udhëhiqte me rezultat 68:64.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat