Kryetari Hyseni, uron Klubin e Basketbollit Drita, për trofeun e Kupës në Ligën e Parë të Kosovës

Basketboll

Kryetari Hyseni, uron Klubin e Basketbollit Drita, për trofeun e Kupës në Ligën e Parë të Kosovës

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 08:39
Drita

Pas fitores së Klubit të Basketbollit Drita, në ndeshjen ndaj Klubit të Basketbollit Prizreni, me rezultat 106:88 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

“KB Drita fituese e Kupës në Ligën e Parë të Kosovës. Ekipi i qytetit tonë sonte fitoi finalen e Kupës së Kosovës në Ligën e Parë në basketboll dhe kjo fitore dëshmon rikthimin e fuqishëm të klubit dhe krenarisë sonë në basketboll”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se presim me padurim që këtë vitqë KB Drita të rikthehet në Superligë dhe t’ia kthejë nderin e krenarinë qytetit.

Drita shkëlqen në finale dhe fiton Kupën  Gjilanasit nga fillimi deri në fund ishin më të mirë për të triumfuar 88:106.

Ndeshja u zhvillua në Palestrën Sportive "Sezai Surroi", në Prizren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat