Vëmendja te derbi Prishtina – Trepça

Basketboll

Vëmendja te derbi Prishtina – Trepça

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 11:44
Pmje nga ndeshja

Sonte zhvillohen dy përballjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Basktbollit të Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë padyshim te dueli i rivaleve të vjetër, ku Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës.

Të dy skuadrat janë në formë të ndryshme në këtë kampionat me prishtinasit që ndodhen në vendin e gjashtë me tetë fitore e 12 humbje, kurse ‘Xehetarët’ pasi fituan Kupën synojnë të vazhdojnë me fitore, derisa ndodhen në vendin e parë me 17 fitore e tri humbje, ndërsa kanë 11 fitore radhazi në elitë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Borës dhe Bashkimit, e cila nis nga ora 17:30.

Prishtinasit kanë dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse në anën tjetër Portokallezinjtë 14 fitore e gjashtë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat