Dramë në Zagreb, Kroacia fiton ndaj gjermanëve 

Basketboll

Dramë në Zagreb, Kroacia fiton ndaj gjermanëve 

Nga: K.Goca Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 22:12
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kroacisë në basketboll shënoi fitore ndaj Gjermanisë me rezultat 93:88 në Zagreb, në kuadër të Grupit E të raundit të parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kroacia ka tri fitore dhe kryeson grupin me maksimum pikësh, duke konfirmuar formën e shkëlqyeshme në këtë cikël kualifikues.

Më efikasët te Kroacia ishin Dario Shariq me 23 pikë dhe Mario Hezonja me 21 pikë, të cilët udhëhoqën ekipin drejt suksesit në një përballje shumë të fortë dhe të baraspeshuar.

Në anën tjetër, lojtari më i dalluar i Gjermanisë ishte David Kramer, i cili u përpoq ta mbante ekipin në lojë deri në fund.

Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe kthesa të shumta në rezultat, por në momentet vendimtare kroatët treguan më shumë qetësi dhe saktësi, duke e mbyllur sfidën në favorin e tyre para tifozëve vendas.
Kroacia kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Gjermanen me 5 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat