Oklahoma dhe San Antonio ekipet e para që sigurojnë play off-in

Basketboll

Oklahoma dhe San Antonio ekipet e para që sigurojnë play off-in

Më: 10 mars 2026 Në ora: 12:22
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 129-126 ndaj Denver në sfidën e radhës në NBA, ekipi i parë që ka kaluar kuotën e 50 fitoreve këtë sezon. Një përballje e ekuilibruar deri në fund, ku shkëlqeu Alexander Shai me 35 pikë e 15 asist.

Fitore në sekondat e fundit për Utah Jazz, që mundi 119-116 Golden State.

Vendimtar stoli i skuadrës së Jazz, nga ku erdhën 50 pikë.

Pa probleme fiton Cleveland, që mundi 115-101 Philadelphia. Për vendasit u dallua Harden me 21 pikë.

Ekipi i New York “ngec” në përballjen me Clippers, pasi u mund 126-118. Leonard me 29 pikë e Mathurin me 28 u dalluan për kalifornianët. Skuadra e Brooklyn, falë 66 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 126-115 Memphis.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Philadelphia, 115-101

Brooklyn – Memphis, 126-115

Oklahoma – Denver, 129-126

Utah Jazz – Golden State, 119-116

Clippers – New York, 126-118

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat