Sot ka filluar kampi për FIBA gjyqtaret e basketbollit

Basketboll

Sot ka filluar kampi për FIBA gjyqtaret e basketbollit

Më: 17 mars 2026 Në ora: 14:39
Pamje

Sot ka filluar kampi për FIBA gjyqtaret e basketbollit, që për herë të parë po mbahet në vendin tonë.

Ky kamp po mbahet me iniciativë të gjyqtares së parë femër në FIBA nga Kosova, Jeta Zeka.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e përkrah fuqishëm këtë kamp, si dhe nismën e Jeta Zekës dhe gjyqtareve femrave në vendin tonë, derisa ky aktivitet po mbahet në kuadër të Planit Strategjik të FBK-së 2026-2030 objektivit "Rrija e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në basketboll".

Kampi do të jetë sot dhe nesër, ku po marrin pjesë gjyqtare nga disa vende evropiane, përfshirë Kosovën, Greqinë, Malin e Zi, Bullgarinë, Austrinë dhe Hungarinë. Instruktori i kampit do të jetë Sinisa Herceg, instruktor i FIBA-s për gjyqtarë.

Në këtë Kamp përveç punës teorike në orët e paradites gjyqtaret do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Final 4 të Ligës Unike së Femrave në Prizren, ku janë paraparë dy takime gjysmëfinale më 17 mars, derisa më 18 mars do të luhet për vendin e tretë dhe finalen e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat