Adis Beqiragiq do të jetë trajner i Trepçës edhe sezonin 2026-2027.
Lajmi për këtë u konfirmua nga vetë klubi mitrovicas i basketbollit, të hënën.
“Adis Beqiragiq edhe për një sezon pjesë e KB Trepca”, thuhet në njoftimin e klubit kampion të Kosovës.
Boshnjaku që është trajner edhe i kombëtares boshnjake në basketboll udhëheq Trepcën nga viti 2023. Me këtë klub ai ka mbërthyer pothuajse cdo trofe që ka qenë në dispozicion për t’u fituar në basketbollin kosovar në tri vjetët e fundit.