Peja prek finalen e Ligës Unike

Basketboll

Peja prek finalen e Ligës Unike

Më: 25 mars 2026 Në ora: 21:30
Peja

Klubi i basketbollit Peja është finalistja e parë e Unike për këtë edicion, pas një fitoreje bindëse në ndeshjen gjysmëfinale kundër Vëllaznimit me rezultat 82:67.

Klubi pejan, tregoi dominim gjatë gjithë ndeshjes, duke mos i lënë hapësirë rivalëve nga Gjakova dhe duke prerë biletën për në finalen e madhe që do të zhvillohet në Tiranë.

Me këtë fitore, “verdhezinjtë” konfirmojnë formën e tyre të lartë dhe synimin e qartë për ta sjellë trofeun në qytetin e Pejës.

Përballja finale do të luhet nesër, më 26 mars, nga ora 18:00.

Kundërshtari i “Shqiponjave”, do të përcaktohet sonte pas përballjes mes Besëlidhjes së Lezhës dhe Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që nis në orën 19:00.

Klubi pejan u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar për t’i mbështetur në këtë betejë të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat