Oklahoma rikthehet te fitorja pas triumfit 131-113 ndaj Chicago.
Basketbollisti Alexander Shai me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët, që dominojnë në Perëndim.
Në Lindje, Boston fitoi 109-102 ndaj Atlanta, sfidë ku shkëlqeu Payton Pritchard me 36 pikë.
Vijon momenti i mirë për Lakers, që në fushën e tyre mundën 116-99 Brooklyn. Luka Doncic realizoi 41 pikë, duke qenë lider në fushë.
Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që në sekondën e fundit mundi 114-113 Indiana. Garland me 30 pikë e Leonard me 28 pikë u dalluan për miqtë, që ndodhen në zonën “play in”.
Skuadra e Denver, falë një “triple double“ të Nikola Jokic (33 pikë, 15 rebound, 12 asist), mundi 135-129 Utah Jazz. Jashtë fushe fiton Dallas, që mundi 100-93 Portland, sfidë ku u dallua Bagley me 26 pikë.
Fiton edhe Golden State, 131-126 ndaj Washingon (Riley 22 pikë), ndërsa Cleveland mundi 149-128 Miami (Strus 29 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Clippers, 113-114
Boston – Atlanta, 109-102
Cleveland – Miami, 149-128
Memphis – Houston, 109-119
Oklahoma – Chicago, 131-113
Toronto – New Orleans, 119-106
Denver – Utah Jazz, 135-129
Golden State – Washington, 131-126
Portland – Dallas, 93-100
Lakers – Brooklyn, 116-99