Oklahoma mund Detroitin në duelin e kryesuesve

Basketboll

Oklahoma mund Detroitin në duelin e kryesuesve

Më: 31 mars 2026 Në ora: 11:53
Pamje nga ndeshja

Oklahoma fitoi 114-110 ndaj Detroit në përballjen mes dy ekipeve lider në dy Konferencat përkatëse.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe vendosur pas kohës shtesë, ku për kampionët në fuqi të NBA u dallua Alexander Shai, autor i 47 pikëve.

Pa probleme fiton Lakers, që në fushën e tij mundi 120-101 Washington. LeBron James me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon skuadra e Cleveland, që mundi 122-113 Utah Jazz, sfidë ku Mobley e Mitchell realizuan nga 34 pikë secili për miqtë.

Miami, falë 30 pikëve të Tyler Herro, mundi 119-108 Philadelphia, ndërsa Atlanta surprizoi Boston, duke i mundur 112-102. Për Atlanta, të gjithë titullarët realizuan mbi 14 pikë. Fiton edhe Phoenix, 131-105 ndaj Memphis, ndeshje ku u dallua Devin Booker me 36 pikë.

Vazhdon paraqitjet e mira skuadra e San Antonio, që triumfoi 129-114 ndaj Chicago.

Për Spurs shkëlqeu Victor Wembanyama, me 41 pikë e 16 rebound. Zhgënjen Dallas, që në fushën e tij u mund 124-94 nga Minnesota (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Miami – Philadelphia, 119-109

Atlanta – Boston, 112-102

Memphis – Phoenix, 105-131

San Antonio – Chicago, 129-114

Dallas – Minnesota, 94-124

Utah Jazz – Cleveland, 113-122

Oklahoma – Detroit, 114-110

Lakers – Washington, 120-101

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat