Java e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të sjellë përballje shumë interesante dhe vendimtare në prag të fazës së “Play-off”-it.
Trepça dhe Bashkimi që tashmë kanë siguruar një vend në gjysmëfinale, lufta kryesore zhvillohet për pozitat tjera dhe për mbijetesë.
Lufta do të jetë për pozitën e katert në tabelë mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, skuadra që kanë pikë të barabarta dhe synojnë vendin e katërt, që siguron epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale.
Xhiroja hapet të premten me ndeshjen ndërmjet Bora dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë bilanc prej 14 fitoreve e 12 humbjeve, ndërsa therandasit 11 fitore e 15 humbje.