Fitore e prizrenasve në Pejë

Basketboll

Fitore e prizrenasve në Pejë

Më: 5 prill 2026 Në ora: 22:50
Bashkimi

Në një përballje interesante, klubi basketbollit Bashkimi fitoi ndaj Pejës 90:95, në xhiron e parafundit për garat e rregullta të ProCredit Superligës

Portokallezinjtë kanë blinduar vendin e dytë, kurse verdhezinjtë do të luftojnë edhe në xhiron e fundit për vendin e katërt.

Basketbollisti Jalen Riley ishte më i dalluari me 27 pikë, shtatë kërcime e tre asistime te Bashkimi, pastaj Kyan Anderson me 18 pikë.

Cesare Edwards u dallua te Peja me 29 pikë, 14 kërcime e dy asistim, ndërsa  Dardan Berisha realizoi 21 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat