Oklahoma mund Lakersat, fitore për Clippers, Houston dhe Golden State

Basketboll

Oklahoma mund Lakersat, fitore për Clippers, Houston dhe Golden State

Më: 8 prill 2026 Në ora: 12:04
Pamje nga ndeshja

Fitorja e gjashtë radhazi për kampionët e Oklahoma, që mundën thellë 123-87 Lakers në fushën e këtij të fundit. Pa Doncic dhe LeBron, skuadra e Lakers ishte e pafuqishme, ndërsa për miqtë u dallua Alexander Shai, autor i 25 pikëve.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, që mundi 110-105 Sacramento, duke siguruar zyrtarisht zonën “play in”. Melton më 21 pikë u dallua për Warriors. Fiton edhe ekipi i Clippers, që falë 34 pikëve të Kawhi Leonard, mundi 116-103 Dallas.

Në Lindje, skuadra e Boston triumfoi 113-102 ndaj Charlotte, sfidë ku protagonist ishte Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen Miami, që u mund 121-95 nga Toronto (Barnes 25 pikë), ndërsa Chicago fitoi 129-98 në fushën e Washington (Dillingham 26 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Minnesota, 104-124

Washington – Chicago, 98-129

Brooklyn – Milwaukee, 96-90

Toronto – Miami, 121-95

Boston – Charlotte, 113-102

New Orleans – Utah Jazz, 156-137

Golden State – Sacramento, 110-105

Clippers – Dallas, 116-103

Lakers – Oklahoma, 87-123

Phoenix – Houston, 105-119

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat