Ndeshja e fundit për garat e rregullta u zhvillua mes Bashkimit e Borës, dy skuadra që e kanë siguruar “Play-off”-in, duke përfunduar me fitoren e prizrenasve 96:70
Portokallezinjtë janë kualifikuar në gjysmëfinale, kurse Bora në çerekfinale do të ndeshet me skuadrën tjetër prishtinase, Sigal Prishtinën
Basketbollisti Jalen Riley ishte më i miri në fitore me 22 pikë, ndërsa Shaquan Jules u dallua te Bora me 19 pikë.
Bashkimi përfundon në vendin e dytë me 48 pikë dhe Bora e treta me 42 pikë.