Janë luajtur ndeshjet e raundit të 37-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Euroleague.
Pas Olympiacos e Valencia, që e kishin siguruar që më parë kualifikimin në play off, tashmë edhe Real Madrid e Fenerbahce avancojnë më tej.
Në ndeshjet e fundit, kampionët në fuqi të Fenerbahce u mundën 74.69 pikërisht nga “los blancos”, por në fund të dyja avancojnë më tej.
Në krye të renditjes qëndron Olympiacos, që fitoi 89-84 ndaj Hapoel, ndërsa Valencia që fitoi 102-84 ndaj Panathinaikos.
Për dy vendet e fundit që shkojnë direkt në cerekfinalet play off është një garë e fortë. Aktualisht, në vendet 5-6 janë Hapoel Tel Aviv dhe Zalgiris Kaunas.
Skuadra e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në “play in” për dy vendet e fundit që të cojnë në cerekfinale.
Euroleague-Raundi i 37-të
Hapoel Tel Aviv – Olympiacos, 85-89
Fenerbahce – Real Madrid, 69-74
Armani Milano – Bayern Munich, 84-94
Valencia Basket – Panathinaikos, 102-84
Paris Basketball – Maccabi Tel Aviv, 113-80
Monaco – Barcelona, 93-86
Dubai Basketball – Anadolu Efes, 69-85
Virtus Bologna – Baskonia Gasteiz, 72-82
Partizan Beogradd – Zalgiris Kaunas, 74-83
Villeurbanne – Crvena Zvezda, 93-106