Euroliga dënon rëndë Cërvena Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit, ja arsyeja

Basketboll

Euroliga dënon rëndë Cërvena Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit, ja arsyeja

Nga: K.G. Më: 15 prill 2026 Në ora: 16:08
Pamje nga ndeshja

Euroliga ka gjobitur klubet serbe të basketbollit, Cërvena Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit për incidente me tifozët në ndeshjen e javës së 35-të të kësaj gare.

Cërvena Zvezda do ta luajë ndeshjen e radhës të Euroligës para një numri më të vogël tifozësh, kapaciteti i sallës do të jetë i kufizuar në 80 përqind.

Skuadra nga Beogradi u gjobitë gjithashtu me 50,000 euro për disa incidente që ndodhën gjatë ndeshjes plus 10,000 euro të tjera sepse tifozët përdorën lazer gjatë ndeshjes me Parisin në javën e 36-të.

Partizani u gjobit me 38,000 euro.

Këto janë dënimet për klubet serbe që shkaktojnë vazhdimisht provokime e incidente dhe janë shembulli më i keq në Kontinentin e Vjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat