Peja nuk dorëzohet, barazon serinë në 1:1!
Pejanët fituan bindshëm ndeshjen e dytë çerekfinale të “Play-off”-it 99:81 ndaj Golden Eagle Yllit.
Ndeshja e ardhshme në Therandë do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.
Basketbollisti i Pejës Daquan Bracey ishte më i dalluari në fitore me 17 pikë e Art Hajdari me 16 pikë
Tyreek Smith ishte më i miri te Golden Eagle Ylli me 18 pikë.