Flamurtari siguron finalen

Basketboll

Flamurtari siguron finalen

Më: 16 prill 2026 Në ora: 11:24
Pamje nga ndeshja

Flamurtari është ekipi i parë finalist i play off-it në basketboll për femra.

Në gjysmëfinale, kampionet vlonjate fituan 3-0 me ndeshje ndaj Studentit.

Në përballjen e tretë luajtur në “Asllan Rusi”, skuadra e Flamurtarit fitoi 69-41, duke avancuar më tej pa shumë mund. Një ndeshje e komanduar nga mikeshat, që e thelluan avantazhin nga perioda në periodë. Shënuesja më e mirë ishte Brisker me 22 pikë.

Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Partizanit fitoi 69-65 ndaj Tiranës, duke rihapur garën për një vend në finalet play off. Tashmë bardheblutë udhëheqin 2-1 serinë e takimeve gjysmëfinale.

Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Partizani, që u shkëput 31-11 në periodën e parë dhe më pas administroi avantazhin. Tirana (Baughman 24 pikë) e ngushtoi diferencën por jo mjaftueshëm për të fituar.

Për Partizanin, dyshja Evans-Carter realizoi 44 pikë.

Play off-Femra, gjysmëfinale

Nd.1, Flamurtari – Studenti, 81-51

Nd.1, Tirana – Partizani, 73-62

Nd.2, Flamurtari – Studenti, 72-42

Nd.2, Partizani – Tirana, 59-68

Nd.3, Studenti – Flamurtari, 41-69 (0-3)

Nd.3, Tirana – Partizani, 65-69 (2-1)

Nd.4, Partizani – Tirana

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat