Klubi i basketbollit Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88:73 dhe duke kaluar në epërsi 2:1 në serinë e fitoreve në gjysmëfinale.
Bora e nisi më mirë çerekun e parë, por nga çereku i dytë e tutje Bashkimi mori kontrollin e lojës dhe u shfaq më dominues.
Shannon Shorter udhëhoqi Bashkimin me 22 pikë dhe 6 kërcime.
Te Bora më efikasi ishte Jordan Dingle me 25 pikë dhe 6 kërcime.